Reagon Çitaku për vizat: Kosova i ka mbush kriteret – çdo arsyetim, zhagitje

Reagon Çitaku për vizat: Kosova i ka mbush kriteret – çdo arsyetim, zhagitje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas raportimit se Franca ka vendosur kushtëzime të reja për liberalizimin e vizave.

Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se çdo gjë tjetër është arsyetim për “zhagitje”.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Pikë. Çdo gjë tjetër është arsyetim për zhagitje te mëtejme”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, sipas burimeve të Radio Evropës së Lirë, procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është lidhur me “funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.”

ETIAS është akronimi për Sistemin e Autorizimit dhe Informacionit të Udhëtimeve në Evropë.

Sipas REL del se ky propozim i Francës është mbështetur edhe nga zyrtarë tjerë nga të paktën katër shtete evropiane, Suedia, Belgjika, Holanda dhe Spanja.

Related Articles