Deputetja e partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ku u dënuan Nasim Haradinaj e Hysni Gucati me nga 4.5 vjet burgim për secilin.
Deliu ka thënë se është befasuar për të keq me vendimin e Gjykatës, përderisa ka edhe një shpresë se një shkallë tjetër mund ta ndryshoj vendimin e shkallës së parë.