Reagon Dimal Basha lidhur me logon e re të LDK-së

Reagon Dimal Basha lidhur me logon e re të LDK-së

Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ironizuar me “Rrugën e Re”, të Lidhjes Demokratike të Kosovës që po prezantohet nga kryetari i kësaj partie politike, Lumir Abdixhiku.

Të martën, disa zyrtarë të LDK-së publikuan logon e ”Rrugës së Re“.

Por Basha, përmes një fotografie montazh e cilësoi këtë rrugë si ”të gabuar“.

”Urime LDK-së! Uroj që ka ndonjë kontroll rrugës para se me marrë n’qaf naj njeri n’udhë të drejt“, ka ironizuar Basha.

Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja po e kritikojnë Qeverinë e Albin Kurtit për keqqeverisje.

Related Articles