Konsulenti i ministres Donika Gërvalla, Gani Jakupi ka komentuar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja.
“Seems like Spain has come te senses!”, ka shkruar ai që mund të përkthehet si “Duket se Spanja përfundimisht erdhi në vete”.
Ndryshe, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, të gjitha meritat ia dha këshilltarit të jashtëm, Gani Jakupi, për lejimin e qytetarëve të Kosovës të hyjnë në Spanjë.
Statovci tha se opozita që u merrte me pagën e Jakupit, çfarë do të thonë pas këtij lajmi.
“Opozita që dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës u ngrit në këmbë për pagesën ndaj Gani Jakupit që lobon e ndihmon Republikën në Spanjë. Por, sot pas këtij lajmi a thua çfarë do të thonë. Pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij. Ja një pjesë e rezultatit”, ka shkruar Statovci.
E, kjo deklaratë e deputetes Statovci ka ngjallur reagime të shumta. Përveç fytyrave publike, reagime kundër saj kishin edhe shumë qytetarë, të cilët nuk hezituan të komentonin në postimin ku Statovci e lavdëroi Jakupin.