Reagime të shumta ka ngjallur një shkrim i Hysamedin Ferajt këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për Ramush Haradinaj.
Shefi i GP të AAK, Besnik Tahiri ka thënë se Feraj është vetëm një pseudo këshilltar duke kërkuar nga kryeministrit Kurti largimin e tij nga pozita që mbanë.
“Nuk ka asgjë më të shpifur se sa ligjërimi i një tregimtari mbi kombin e shtetin për heroin dhe luftëtarin. I fundit, në gjuhën e tregimtarit, “nuk e priti kohën, por e krijoi atë”, me gjak e sakrificë. Nuk ka asgjë më të pështirë dhe më cinike, se sa këshillat e një pseudo-mendimtari për një ish-grevist, protestues, anëtar lëvizjeje, refuzues, i pseudo këshilltarit për kryeministrin”, ka thënë Tahiri.
Reagimi i plotë: