Reagon Elia Zaharia, shprehet falënderuese për mbështetjen

Reagon Elia Zaharia, shprehet falënderuese për mbështetjen

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë që nga publikimi i videos të saj dhe Princit Leka.

Në video shihet Zaharia duke akuzuar Princ Lekën që ka goditur babanë e saj.

Sot ajo bëri reagimin e parë publik, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që treguan mbështetje ndaj saj dhe familjes.

“Miq dhe dashamirës, ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time!”.

“U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!”, u shpreh Zaharia në llogarinë e saj të Instagramit.

Related Articles