Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu – Bufi, sot (e enjte) i është kundërpërgjigjur publikisht Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxhës.
Ky i fundit përmes një statusi të bërë në rrjetin social Facebook, e ka akuzuar aktorin dhe producentin se ka angazhuar në një serial vendor bashkëshortin e ish-Kryetarit të Klinës, Sokol Bashotës, duke i sjell asaj të ardhura mujore pa qenë aktore.
“Qe një shembull qysh janë angazhuar artistët në RTK. Gruaja e ish-kryetarit të Klinës, Sokol Bashota, pa qenë fare aktore është paguar me një mijë euro pagë mujore për angazhim në një serial. E kur te publikohen të hyrat në total që i ka realizuar Bufi prej RTK-së, do ta kuptoni pse ka “vajtuar” ai sot për RTK-në çfarë është sot. Një muaj punë e Bufit, gjashtë muaj punë e një mjeku specialist. E si Bufi si mjeku specialist paguhen prej taksave publike”, ka shkruar Hoxha.
Ndërkohë, aktori i njohur si ‘Oki’ i hit-serialit “Kafeneja Jonë” në një kundërpërgjigje po në rrjetin social Facebook, i ka mohuar akuzat.
Ai ka shkruar se figura e tij është tentuar të politizohet dhe denigrohet publikisht, por që mohon të jetë anëtarë i ndonjë partie politike dhe të ketë favorizuar dikë në veçanti.
Ky është statusi i tij i plotë: