Skuadra e Prishtinës nuk arriti fitore në ndeshjen e javës së 26-të në Superligën e Kosovës, pasi barazoi pa gola 0:0 ndaj Fushë Kosovës.
Klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në rrjetet sociale e ka quajtur turp gjykimin e referit, Ilir Mehmeti.
Prishtina kërkoi një penallti gjatë ndeshjes, por Mehmeti së bashku me ndihmën e VAR-it, Visar Kastarti dhe Drilon Rexhepi vendosen kundër kërkesës së klubit të kaltër.
“Kur do të ngopeni nga turpi?”, shkruhet në postimin e klubit në rrjetet sociale, duke ia bashkangjitur videon ku shihet mbrojtësi i Fushë Kosovës teksa prek topin me dorë në zonën e 16-metërshit.