Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka reaguar pasi që janë postuar foto dhe video të vrasjes një një ujku.
Organizata thotë se një person i dyshuar ka postuar foto dhe video të vrasjes së një ujku nga disa qenë gjuetarë.
Ata pretendojnë se kafshë ishte zënë në prit nga një gjuetar.
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve madje pretendon se në videon e publikuar gjuetari ujkonjës ja ka robëruar edhe këlyshët.
“Për më tepër, personi i njëjtë poston edhe video të tjera, ku shihen ujqit e vegjël të ndarë nga e ëma, dhe duke u mbajtur në robëri. Sipas ligjeve në fuqi, është e ndaluar që të abuzohen kafshët gjatë gjuetisë dhe po ashtu është e ndalueshme që të vegjlit e kafshëve të egra të kapen apo të mbahen pa leje speciale nga organet kompetente”
“Mungesa e kontrollit të gjuetisë (qoftë ligjore apo jashtëligjore) përbën rrezik për ekosistemin dhe kafshët e egra në vendin tonë, duke rrezikuar edhe zhdukjen e specieve të rralla të kafshëve pasi që nuk ekziston asnjë raport i detajuar mbi numrin e kafshëve dhe llojet e tyre dhe menaxhimin e tyre. Planet menaxhuese të vend-gjutetive janë plane në interes të gjuetarëve për kulitivimin e kafshëve të egra që pastaj ato të vriten nga ta”, thuhet mes tjerash në reagim.