Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ka reaguar në lidhje me gjuhën dhe keqtrajtimin e 5 vjeçarës nga logopedi.
Përmes një komunikate për media ata e shprehen shqetësimin e tyre duke u shprehur të tronditur me rastin.
“Jemi thellësisht të shqetësuar me atë çfarë ka ndodhur me të mituren ku shahet dhe ofendohet nga lokopedi Fazliu dhe stafi i tij. Gjuha, sjellja dhe abuzimi verbal ndaj vogëlushës na lë të dyshojmë se i njëjti lokoped mund të ketë abzuar edhe me fëmijë të tjerë të cilët prindërit apo kujdestarët ligjorë i kanë dërguar në mjekim te lokopedi Fazliu dhe të stafi i kësaj ordinance”.
Tutje ky forum kërkoi nga institucionet e shtetit që të hetohet rrënjësit ky rast në mënyrë urgjente në mënyrë që të dihet saktë se çfarë ka ndodhur me 3 vjeçaren.
“Ne kërkojmë nga institucionet e shetiti tonë që në mënyrë urgjente ta trajtojnë këtë rast dhe të hetojnë rrënjësisht se çfarë ka ndodhur me vogëlushen 3 vjeçare, por edhe me të gjithë pacientët e tjerë në veçanti ata me aftësi të kufizuar.Të drejtat e fëmijëve dhe në mënyrë të veçantë të fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet t’u garantohet zhvillimi personal, si; mirëqenia, mbrojtja nga lëndimet dhe e drejta për mbrojtje. Në këtë rast institucionet tona nuk kanë arritur të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës me autizëm”, thuhet në komunikaten e lëshuar për medie.
Forumi u shpreh i shqetësuar edhe për gjendjen psiqike të vajzës pas keqtrajtimit.
“Ne jemi shumë të brengosur për torturat psiqike dhe emocionale që i janë shkaktuar 3 vjeçarës nga logopedi dhe pasojat që mund ta rëndojnë gjendjen e saj dhe të familjarëve, gjithashtu. Në të gjitha ligjet dhe vendimet juridike, mirëqënia e fëmijës është parësore, prandaj shteti është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet”.