Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti e quajti të turpshme rrahjen në Kuvendin e Kosovës.
Haliti i tha se situatë nuk është dashur të vijë deri në atë pikë nga asnjëra palë.
“Për nder e turpshme… Njerëzit nxehen nganjëherë, por nuk u dashtë me e kriju këtë situatë asnjëra palë”, tha Haliti për Gazetën Express
Përleshja fizike nisi në seancën e sotme kur po fliste kryeministri Albin Kurti.
Pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e heqi një letër të vendosur nga opozita në foltore, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku shkoi dhe iu hodhi ujë Kurtit dhe Bislimit. Ky i fundit iu kthye Lushtakut duke e hedhur në drejtim të atij një shishe uji. Situata eskaloi me përfshirjen edhe të deputetëve të tjerë.