Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale, ku ka kërkuar që të mos ketë fyerje për oficerët e policisë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Ku ndër të tjera ai ka shtuar se edhe nëse në virtytet tuaje e keni fyerjen, mos vazhdoni ta bëni këtë për njerëzit me uniformë.
“Nëse ju fryrjen e keni virtyt tuajin në politikbërjen antishtetërore, mos vazhdoni ti fyeni edhe njerëzit e uniformës. E fyerja më e madhe do të jet nëse provoni ti detyroni të tërhiqen në mënyrë jo profesionale, pa plan dhe pa përmbushur objektivin pse janë atje”, ka shkruar ai.
Njëherit, ai ka shtuar se “Heqja e barrikadave dhe pengesave tjera nga rruga bije edhe në domenin e detyrave operacionale ndër tjera, atje në veri të vendit që ju tashme po i jepni identitet tjetër sa i përket trajtimit dhe zbatimit të ligjshmërisë në atë zonë. Vërtetë z. Kryeministër, ka një politikë unike sa i përket “asociacionit”. Por, kjo që po bëni tani dhe sa ditë në vazhdim faktikisht këtij regjioni po i jep statusin e territorit jashtë juridiksionit institucional të Kosovës.E fundit, për turpin e radhës që po i sjellni Kosovës nga politikbërja juaj e gabuar meritoni lapidar në Beograd”.
Berisha ka theksuar se marrëveshja me arkivat do ta mbaj Kosovën peng të dialogut edhe për disa vite, e me këtë provokim aritët që ti jepni shansin Vuciqit t’iu bëj “Hero” të politikës kosovare.
“Ditë më parë bëtë një marrëveshje për hapjen e arkivave. Kështu i krijuat Serbisë edhe një alibi (pasi ajo mbi “shtëpinë e verdhë” dështoi në TS në Hagë) tani kjo me arkivat do të mbaj Kosovën peng të dialogut edhe për disa vite. Kurse me këtë marrëveshjen nr 2, Kurti-Vuciq, s’po bëni asgjë më tepër veç po i ktheni shërbimin Vuciqit në politikë. Me ketë provokim arritët që ti jepni shansin Vuciqit t’iu bëj “Hero” të politikes kosovare, ashtu siç na i ka bërë gjithmonë “heronjtë” në politikë Serbia, kurse ne i kemi besuar e votuar me shumicë, deri sa e kemi kuptuar se kush janë”.
Postimi i plotë: