Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, së fundmi ka reaguar lidhur me dënimin e shqyrtuar nga Gjykata Speciale, ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, shkruan GazetaEngima.
Sipas tij ky vendim është i padrejtë dhe se lufta e UÇK-së, përballë sistemit pushtues të Serbisë ka qenë i drejtë.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj, i uroi Gucatit dhe Haradinajt të kenë forcë të përballojnë padrejtësinë që po u bëhet.
Postimi i plotë:
“Me mendje dhe me zemër jam sot tek luftëtarët e lirisë, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Lufta e UÇK-së përballë sistemit pushtues të Serbisë ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush! Bashkëndiej me familjen Haradinaj dhe Gucati, uroj të kenë forcë të përballojnë padrejtësinë që po u bëhet”. / GazetaEnigma