Hoxha Mazllam Mazllami ka reaguar pasi gazetari Valon Syla ka shpjeguar reagimin e tij.
Syla deklaroi në “Presing” se pasi i kishte parë deklaratat e hoxhës Mazllami të cilat u quajti ekstremizma vendosi të reagojë në profilin e tij në Facebook të martën.
Ndaj deklaratës së gazetarit Valon Syla reagoi hoxha Mazllam Mazllami, i cili e quajti të shkretë dhe shpifës.
“I shkretë është po shihet që është i shkretë, nuk e kupton jetën e predikimit. Nuk merrna me kësi laicizma. I përmendi ekstremizmit shko ku po shkon para 9 vjetëve kur jam arrestu, pse më qiti Gjykata të pafajshëm, kjo është ofendim këto janë rishpikje dhe rishpifje ndaj hoxhallarëve”, deklaroi Mazllami në “Debat Plus”.