Reagon ish e dashura e Mevlan Shabës: Më tha “ende të dua” në natën që hyri në Big – Brother

Reagon ish e dashura e Mevlan Shabës: Më tha “ende të dua” në natën që hyri në Big – Brother


Livia Bunga, ish e dashura e Mevlan Shabës, banorit të Big – Brother Kosova, ka reaguar mbrëmë pasi ai u suprizua nga e dashura aktuale brenda shtëpisë, shkruan Gazeta Enigna.

Modelja shqiptare që jeton në Itali, nxorri një foto ku shihej duke folur me Mevlanin, natën që ai hyri në BBVK.

Madje ajo tha se po atë natë, ai i shprehu sërish dashurinë duke i thënë se ‘ende të dua’.

“E vërteta është se jam në shock e pranoj. Sepse kam vu në dyshim fjalët e njerëzve të afërt para njeriut që doja, deri në pikën që e kam vu në dyshim dhe veten time”, tha Bunga.

Tutje ajo shtoi se “ka ende për të thënë”, porse “e kam ulur veten mjaftueshëm për dikë që në fund të ditës nuk ja vlejti”.

“Dhe shyqyr që dini me bë llogaritje dhe ju” – tha ajo duke aluduar se në kohën kur Mevlani ishte me të, e kishte tradhëtuar me të dashurën aktuale. / Gazeta Enigma.


Related Articles