Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti për mërgimtarët.
Kadrijaj në profilin e saj në Facebook ka thënë se është i pandershëm epiteti analfabet për mërgimtarët nga ana e kryeministrit Kurti.
Ajo ka shtuar se pasi i mashtroi me përulje, kryeministri tani ka filluar t’i ofendojë mërgimtarët me epitete që ata kurrë se kanë merituar, e aq më tepër kur dihet se ishin ata që mbështetën Kurtin të vijë në pushtet.
Postimi i plotë:
Është i pandershëm dhe shumë i ulët epiteti analfabet për mërgimtaret tanë.
Pasi i mashtrove deri në përulje tash fillove me i ofendu me epitete qe ata kurrë se kanë meritu. Aq më tepër nga ti, që falë tyre je këtu në këtë pozitë.
Liria dhe shteti ynë e kanë emëruesin e përbashkët e ai emërues është populli ynë kudo që jeton dhe vepron.