Përleshja e dhunshme sot në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të opozitës (PDK) dhe ministrave të qeverisë ka marrë vëmendje të madhe në opinion ku janë dhënë reagime të shumta.
Së fundmi ka reaguar edhe deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i cili përmes një thënie të huazuar ka lënë të kuptohet se kur nuk ka luftë në Kosovë, njerëzit “therren” mes vete.
“Ky është fati ynë. Kur nuk jemi në luftë, therremi mes veti”. (Huazuar)”, ka shkruar ai.
Gjatë seancës sotme, i dyti i qeverisë Besnik Bislimi, shfaqi mosdurim të thellë ndaj aksionti simbolik të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët vendosën në foltore një fotografi të kryeministrit me hundë të zgjatur sikru Pinokio. Bislimi, në mënyrë të paprecedentë dhe krejtësisht përtej çdo parametri demokratik, e shqeu atë, gjë që zgjoi indinjatën e deputetin Mërgim Lushtaku.
Ky i fundit i spërakti me ujë atë (Besnik Bislimin) dhe Albin Kurtin, kur Bislimi iu kthye ushtrimin fizik të dhunës duke e goditur me shishe të ujit, për çka në mënyrë zinxhirore u përkthye në përleshje.