Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se ndërkombëtarët janë të informuar për rastin e ndalimit të Ardita Sinanit dje mbi një orë nga policia kufitare serbe në Muçibabë.
Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se Serbia nuk i zbaton marrëveshjet që arrihen lidhur me këtë çështje.
“I kam dërguar drejtpërdrejtë pyetje ministrit dhe policisë në Preshevë. Ky nuk është rasti i parë, ka raste të shumë të individëve të caktuar në këtë formë”.
“Bashkësia ndërkombëtare është e informuar në detaje për të gjitha këto. Bashkësia ndërkombëtare është ajo e që e ka ndërmjetësuar marrëveshjen e 2001-shit. Ambasadori i atëhershëm i OSBE-së në Beograd e ka ndërmjetësuar marrëveshjen e 2009-ës, Britania e Madhe dhe ShBA-ja e kanë ndërmjetësuar marrëveshjen e 2013-ës që e kemi pasë në Beograd”.
“Nuk ka mekanizëm implementues, me Beogradin mund të arrihet edhe një marrëveshje. Problemi është tek zbatimi se gjithmonë nëse nuk ka një mekanizëm që përcjell implementimin”, ka thënë Kamberi.