Reagon KEK: Pretendimet për “rritje artificiale të çmimit” nuk janë të bazuara

Reagon KEK: Pretendimet për “rritje artificiale të çmimit” nuk janë të bazuara

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar ndaj diskutimeve të zhvilluara në emisionin “Rubikon” dhe fakteve të paraqitura nga anëtarja e LDK-së Janina Ymeri, duke i cilësuar ato si narrativa të pabazuara.

Ekspertja e fushës së energjetikës, Janina Ymeri, bëri të ditur shifra marramendese lidhur me shpenzimet e Kosovës për sigurimin e energjisë elektrike gjatë vitit 2025.

Ymeri tha se vlera e importit ka arritur një shumë rekord prej mbi 220 milionë eurosh, duke tejkaluar kështu çdo vit tjetër paraprak.

“Jemi mbi 220 milionë euro import, e kemi tejkaluar importin e çdo viti tjetër, vetëm këtë vit. Jemi mbi 220 milionë euro import, kjo është e paparashikueshme. Ka ndodh për shembull për një ditë që kosto e bartjes së energjisë elektrike ka shkuar mbi 1 milion euro, është e tepërt”, tha Ymeri.

Related Articles