Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë ka fituar përballë kandidatit të PS Jorgo Goro. Beleri e ka përmbysur rezultatin në kutitë e fundit duke i rrëmbyer fitoren kundërshtarit.
Fredi Beleri ishte arrestua dy ditë para zgjedhjeve për akuzën e shit-blerjes së votave.
Reagimet rreth fitorës së tij ishin të shumta, ndërsa depërtuan edhe jashtë kufijve. Ishte kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i cili po ashtu pati diçka për të thënë.
Ai është shprehur i lumtur me fitoren e Belerit, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën në Tiranë.
“Isha veçanërisht i lumtur kur u informova se Fredi Beleri ia doli dhe u zgjodh kryetar komune në Himarë me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti”, u shpreh ai.
Mitsotakis shtoi se “rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”.