Reagon Labinot Tahiri pas lirimit të masave për gastronominë

Reagon Labinot Tahiri pas lirimit të masave për gastronominë

Gastronomët kanë njoftuar sot se kanë marrë lajmin e mirë për zgjatje të orarit të punës. Sipas Odës së Hotelerisë, Ministria e Shëndetësisë ka lejuar punën e lokaleve deri në orën 01:00.

Me këtë orar do të operojnë edhe sallat e dasmave.

Një lajm i tillë është mirëpritur nga këngëtari Labinto Tahiri. Ai ishte ndër kritikuesit më të mëdhenj të mbylljes së gastronomisë dhe mos lejimit të dasmave.

Reagimin e bëri nëpërmjet rrjeteve sociale.

‘Urime dhe shpresojë shumë që edhe diskotekat do të fillojnë punën sepse edhe ata pronarë janë dëmtuar shumë’, shkroi ai.

“Një qeveri me përgjegjësi të plotë.

Nuk bën dhe nuk e do Zoti qe dikush të punojë e dikush edhe pse ka oferta të dëmtohet. Me krenari kam paguar dhe ia pagauj shtetit tim tatimet.

Kur të ndalet le të ndalet për të gjithë, kur të fillohet puna le te filloje per të gjithë.

“Labi, Kosovë e Shqipërisë.”, ka shkruar këngëtari.

Related Articles