Kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova ka vendosur që takimin ta zhvillojë përmes internetit.Arsyeja e ndryshimit të këtij takimi ishte protesta eparalajmëruar e PSD-së, kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Trendafilova.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ku thotë se qëllim u arrit.
“Anulimi i takimit të mbyllur të znj Trendafilova për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm për këtë gjykatë: Gjykata Speciale është politike që tenton të menaxhoj opinionin publik dhe të normalizoj imazhin e saj aty”, shkruan Molliqaj.
Postimi i plotë:
QËLLIMI U ARRIT. PLANI I PROPAGANDËS NUK KALOI
Anulimi i takimit të mbyllur të znj Trendafilova për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm për këtë gjykatë: Gjykata Speciale është politike që tenton të menaxhoj opinionin publik dhe të normalizoj imazhin e saj aty.
Kjo gjykatë është e padrejtë dhe skandaloze. Takimet e mbyllura, në qetësi e të qeta shërbejnë për të normalizuar e tjetërsuar pikërisht këtë fakt mbi këtë gjykatë. Prandaj, karshi jehonës së zëri të qytetarëve të organizuar e revoltuar, këta zgjedhin strukjen.
Për shkak të anulimit të takimit të znj. Trendafilova në Kosovë, anulohet dhe protesta e organizuar për shkak të këtij takimi. Falënderojmë secilin qytetarë që ndihmoj në organizimin e secilën grua e secilin burrë që ishte i gatshëm të dilte në protestë e të shpërfaqte pakënaqësinë aty.