Asociacioni i Komunave ka njoftuar për takimin e mbajtur me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftim thuhet se Ministri Vitia ka aprovuar kërkesën e komunave për heqjen e orës policore dhe se pritet tq lejohen dasmat dhe ahengjet e tjera nga gjysma e qershorit.
Këngëtari Afrim Muçiqi thotë se ky është lajm i mirë, por ende nuk është marrë vendim nga Qeveria.
“Këto janë lajme të mira për të gjitha ata që e ushtrojnë këtë profesion por megjithatë ne kemi caktu një takim që do të mbahet sot dhe pastaj do të dalim me një njoftim zyrtar dhe manual se si ka me qenë. Krejt po thojnë lejohen por qysh lejohen? Domethënë janë edhe do pika tjera. Këto janë rekomandime dhe kërkesa të kryetarëve të komunave, megjithatë është Qeveria që duhet të vendosë” deklaroi Muçiqi për Indeksonline.
Sot në ora 16:30 do të mbahet konferencë e përbashkët në Ministrinë e Shëndetësisë, ku do të publikohet vendimi i Qeverisë në lidhje me dasmat.