Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për kohën e luftës dhe rolin që e ka pasur ish-drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi gjatë asaj kohe.
Haradinaj ka thënë në një emision televiziv se ish-presidenti Thaçi dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi kanë qenë “turistë” në UÇK.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar Mustafa, me një fjali në rrjetin social Facebook.
“Atë që e bënë njeriu për pak vëmendje nuk e bënë dot asnjëra nga gjallesat për mbijetesë!”, shkroi Mustafa.