Reagon Osmani: Parlamenti serb zgjodhi nënkryetar komandantin që masakroi mijëra kosovarë

Reagon Osmani: Parlamenti serb zgjodhi nënkryetar komandantin që masakroi mijëra kosovarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliçit si nënkryetar i Parlamentit të Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka krahasuar atë dhe nënkryetaren e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, si e mbijetuar e masakrës brutale e regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë shërben si nënkryetare e Kuvendit. Ndërkaq, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliçin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, ka shkruar ajo.

Bozhidar Deliç, ish-komandanti i Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, brigadë që ishte përfshirë në vrasjet masive të civilëve në Kosovë, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë më 3 gusht.

Related Articles