Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, rporton Gazeta “Enigma”.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-presidentin, Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë”.
“Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka shkruar Osmani në platformën X. /Gazeta Enigma/