Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Sali Berisha u rizgjodh një ditë më parë në krye të Partisë Demokratike, ndërkohë që u zhvilluan zgjedhjet në anëtarësi.
Gjatë vizitës së tij në Junik të Kosovës, kreu i shtetit është pyetur për zhvillimet në selinë blu. Meta nuk është zgjatur shumë, ndërsa ka theksuar se duhet respektuar vota.
“Në demokraci duhet të respektohet vota dhe vullneti i qytetarëve!”, ka thënë Meta.
Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike pas 9 vitesh. Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, ish-kryeministri mori 93.45% të votave në të gjitha degët e partisë, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë.