Reagon Rama për atentatin ndaj Trumpit: Tragjedi për botën demokratike

Reagon Rama për atentatin ndaj Trumpit: Tragjedi për botën demokratike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për sulmin ndaj ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, ka thënë se është shqetësuese të dëgjosh një lajm të tillë.

Ndër të tjera, Rama shprehet se kjo është një tragjedi për botën demokratike.

“Është shqetësuese të shohësh që një kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të qëllohet gjatë një tubimi dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur, dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia shkojnë për ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, ka shkruar Rama në X.

Related Articles