Reagon Rusia pasi Shqipëria miratoi rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

Reagon Rusia pasi Shqipëria miratoi rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

Pas miratimit të rezolutës kundër raportit të Dick Martyt nga Parlamenti Shqiptar me 125 vota, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Kjo e fundit me një postim në rrjetin social Twitter shpreh vendosmërinë e Rusisë në qëndrimin e saj se personat e përfshirë në trafikim organesh duhet të dënohen.

“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri”, shkruan në Twitterin e MPJ-së së Rusisë.

“Mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë”, shkruan Ministria e Jashtme ruse.

Related Articles