Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pasi një video ku shihen robërit rus duke u qëlluar nga ata ukrainas u bë virale.
Rusia ka harruar krimet që i ka bërë mbi civilët duke kërkuar reagimin e Këshillit të Europës dhe misionit të OSBE-s për një video ku shihen ushtarët rus të zënë robër duke u qëlluar në këmbë nga ukrainasit.
“Në internet ka videoklipe që tregojnë se si luftëtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës (AFU) poshtërojnë robërit rusë dhe regjistrojnë vrasjen e tyre”
“Çfarë kanë për të thënë mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Këshillin e Evropës dhe të OSBE-s për këtë?”, thuhet tutje.
Autoritetet në Ukrainë kanë nisur një hetim mbi pamjet e një video ku pretendohet se ushtarët rusë të zënë rob në luftë qëllohen në këmbë.
Video është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, pasi për herë të parë është shfaqur më 27 mars. Që nga ajo kohë, video është postuar nga prorusët në platforma të ndryshme sociale.
Për këtë rast, reagoi komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura ukrainase, Valerii Zaluzhnyi, i cili tha se Rusia po shpërndante video të pavërteta, për të pretenduar se të burgosurit rusë po keqtrajtoheshin nga ukrainasit.
Ndërkohë, Oleksiy Arestovych, një këshilltar i presidentit ukrainas tha se do të ketë një hetim të menjëhershëm mbi këto pretendime. Ndërkohë, ai u bëri edhe një thirrje ushtarëve ukrainas: “Do të doja t’i kujtoja ushtrisë, civilëve, forcave tona të mbrojtjes, se abuzimet me të burgosurit janë krime lufte”.
❓There are video clips on the internet showing how fighters from the Armed Forces of Ukraine (AFU) humiliate Russian POWs and they record their murder.
What do the defenders of human rights in the Council of Europe and the @OSCE ODIHR say about this?
????https://t.co/zP1M4x8hVw pic.twitter.com/XgzY1Glezk— MFA Russia ???????? (@mfa_russia) March 29, 2022