Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar për zhvillimet e shkaktuara nga protestat në komunat veriore të vendit.
Ai ka deklaruar se i dënon sulmet e pakuptimpta dhe të paprovokuara ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, dhe u uron ushtarëve të plagosur shërim të shpejtë.
“KFOR-i është partneri kryesor i sigurisë së EULEX-it së bashku me Policinë e Kosovës. Ne koordinohemi dhe stërvitemi së bashku. Sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë!”, ka shkruar Wigemark në Twitter.