Reagon shefja e UNMIK-ut: Të depërshkallëzohet menjëherë situata në veri

Reagon shefja e UNMIK-ut: Të depërshkallëzohet menjëherë situata në veri

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë ditëve të fundit që çuan në të.

Ajo i ka dënuar sulmet që janë bërë ndaj KFOR-it në Komunën e Zveçanit.

“Dhuna në çfarëdo forme, përfshirë edhe kundër KFOR-it, të cilët janë të vendosur për të ofruar një mjedis të sigurt në përputhje me Rezolutën 1244 (1999) të Kombeve të Bashkuara, është e papranueshme”, ka thënë Ziadeh.

“Ziadeh shpreh solidaritetin me KFOR-in dhe u uron të gjithë të lënduarve, përfshirë civilët, shërim të shpejtë. Ajo thekson se humbja e jetëve duhet të parandalohet me çdo kusht”.

Drejtuesja e UNMIK-ut kërkon de-përshkallëzim dhe bën thirrje për udhëheqje dhe veprime të për të ulur tensionet dhe për të shkuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme politike sa më shpejt të jetë e mundur.

Related Articles