Reagon sindikata e policisë: Në asnjë mënyrë nuk e pranojmë këtë koeficient

Reagon sindikata e policisë: Në asnjë mënyrë nuk e pranojmë këtë koeficient

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vlerën e koeficientit me Ligjin e Pagave për vitin 2023, me asnjë votë kundër.

Vlera e koeficientit për këtë vit do të jetë 105 euro.

Një polic i thjesht do të ketë koeficientin 5, ndërsa kadeti policor do të ketë koeficientin 2.

Duke e llogaritur me vlerën e koeficientit, një polic i thjesht do të marrë rreth 525 euro pagë, ndërsa kadeti policor do të paguhet rreth 210 euro.

Për vlerën e koeficientit të ndarë nga Qeveria, ka reaguar kreu i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

Zeqiri tha se kjo është e papranueshme.

Sipas tij, Sindikata e Policisë nuk do ta pranojë vlerën e këtij koeficienti.

“Në asnjë mënyrë nuk pranohet kjo sidomos nga Sindikata e Policisë, kjo është e papranueshme. Ne do të konsultohemi me kryesinë dhe do te reagojmë nuk e pranojmë asesi këtë”, u shpreh Zeqiri.

Ndryshe, Ligji për Pagat në Sektorin Publik është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja.

Related Articles