Theophilus Solomon është liruar nga qendra e paraburgimit në Gjilan.
Qendërsulmuesi i Gjilanit u arrestua muaj më parë dhe rasti kishte të bënte sa ishte pjese e Partizanit të Tiranës, raporton Gazeta Enigma.
Tashmë sulmuesi afrikan i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen finale në Kupën e Kosovës ndaj Prishtinës.
Faqja zyrtare e “kuqebardhëve” ka publikuar një story ku flet sulmuesi i cili ju kërkon falje të gjithëve dhe se pret të vazhdoj punën për Gjilanin e fuqishëm.
““Pershendetje të gjithëve, këtu është Theophilus Solomon. Jam shumë i lumtur që jam jashtë. Më vjen shumë keq për atë se çfarë ka ndodhur. Dua që të ju kërkojë falje të gjithëve, tifozëve, menagjmentit, bordit, bashkëlojtarëve dhe trajnerit. Jam i lumtur që jam jashtë dhe dua të vazhdoj punën të cilën e kemi nisur për mbajtur Gjilanin të fortë dhe të fuqishëm. Ju faleminderit”, ka thënë Solomon.
Kujtojmë që sulmuesi në 18 ndeshje të zhvilluar ka shënuar 6 gola me skuadrën e Gjilanit duke qenë vendimtar në shumë ndeshje.
/Gazeta Enigma/