Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dënuar rastin e dhunës ndaj të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë nga një infermiere.
Sveçla ka kërkuar që të gjithë bashkëfajtorët të sjellen para drejtësisë. Ai këto deklarime i ka bërë në ‘Facebook’.
“Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”, ka deklaruar ai.
Postimi i plotë:
Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë.
Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.
Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor.