Reagon UNMIK-u: Dënojmë sulmin në veri, autorët e tij të mbajnë përgjegjësi

Reagon UNMIK-u: Dënojmë sulmin në veri, autorët e tij të mbajnë përgjegjësi

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje që autorët e sulmit në veri ku u vra një polic duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe dënon pa mëdyshje këtë incident tragjik në termat më të ashpër”.

Ajo njëherit i ka uruar shërim të shpejtë poilicëve të lënduar.

Më tutje, në një njoftim për media të UNMIK-ut, theksohet se ky mision  po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të përmbahen.

Related Articles