Jennifer Gates, vajza e madhe e Bill dhe Melinda Gates, ka reaguar pas lajmit se prindërit e saj po divorcohen ndonëse çifti njoftoi përmes Twitter-it se janë ndarë pas 27 vitesh martesë.
Jennifer lëshoi një deklaratë në Instastory pasi lajmi u zbulua.
“Deri më tani, shumë prej jush kanë dëgjuar lajmet që prindërit e mi po ndahen.Ka qenë një periudhë sfiduese për të gjithë familjen tonë”, tha ajo.
“Unë jam ende duke mësuar se si të mbështes më së miri procesin dhe emocionet e mia, si dhe anëtarët e familjes në këtë kohë, dhe unë jam mirënjohëse për hapësirën për ta bërë këtë. Unë personalisht nuk do të komentoj më tej për asgjë rreth ndarjes, por ju lutem ta dini se fjalët tuaja të mira dhe mbështetja kanë kuptimin e botës për mua”, shtoi vajza e Gates.