Valon Mehmetaj i cili është vëllau i Nezir Mehmetajt, të arrestuar nga Serbia, e që po mbahen në paraburgim tash e 1 mijë e 300 ditë atje, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, për këtë çështje.
Mehmetaj ka thënë se ndaj vëllaut të tij, po shkilen të gjitha të drejtat ndërkombëtare dhe shkleje të drejtës për liri e jetë.
Ai ka bërë thirrje te institucionet e Drejtësisë vendore e ndërkombëtare që të reagojnë në lidhje me këtë rast.
E plotë:
“Nezirit qysh nga kapja duke e emëruar si arrestim për akuzat e rremë dhe të pa baza janë duke ju shkelur të drejtat njerëzore dhe ligjore, këtë e dëshmon mbajtja në paraburgim që 1300 ditë, duke mos pasur fare konsiderat mbi këto shkelje nga ana e te ashtuquajtur drejtësi e shtetit të Serbisë rasti zvarritet ashtu sipas tekeve të tyre.
Duhet të reagojë shteti ynë dhe bashkësia ndërkombëtare ndaj kësaj shkelje e të drejtës për liri dhe jetë, që të lirohet sa më parë sepse Nezir Mehmetaj i cili është duke vuajtur në qdo aspekt pasi që e gjithë kjo kohë e gjatë e mbajtjes jasht qdo rregulli ligjor ja ka shuar shpresat për liri!