Reagon Vuçiq për deklaratën e Kurtit për targat: Kërcënim i ri për Serbinë

Reagon Vuçiq për deklaratën e Kurtit për targat: Kërcënim i ri për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur kërcënime fjalët e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, që serbët kanë afat deri në tetor për t’i ndërruar targat e veturave.

Vuçiq shtoi se se Kurti po dëshiron konflikte dhe problemet të vazhdojnë, shkruan Kosovoonline.

“Fjalët e Albin Kurtit sot paraqesin një kërcënim të ri për Serbinë dhe tregojnë se kisha të drejtë për gjithçka që fola. Kurti tha se pret që deri në tetor të mos ketë targa të pavlefshme në Kosovë. Kjo do të thotë se ai dëshiron konflikte dhe dëshiron që problemet të vazhdojnë”, tha Vuçiq.

Ai tha se marrëveshja e arritur për dokumentet është shumë e mirë për palën serbe.

Related Articles