Presidenti i ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se po mbështeten te Amerika, menjëherë pasi Donald Trump u nis për në Alaska, atje ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.
Zelenskyy nuk është ftuar në takim, me Trump që tha gjatë javës se Zelenskyy kishte pasur vite takimesh dhe nuk kishte arritur t’i jepte fund luftës.
Ai ndër tjerash bëri të ditur se presin që Rusia t’i ndërmarr hapat e nevojshëm.
“Gjëja kryesore është që ky takim të hapë një rrugë të vërtetë drejt një paqeje të drejtë dhe një diskutimi thelbësor midis udhëheqësve në një format trepalësh – Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe pala ruse. Është koha për t’i dhënë fund luftës dhe Rusia duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm. Ne mbështetemi te Amerika. Ne jemi të gatshëm, si gjithmonë, të punojmë sa më produktivisht të jetë e mundur”, shkroi Zelensky.