Real Madrid dhe Barcelona zbresin në fushë sot në La Liga

Real Madrid dhe Barcelona zbresin në fushë sot në La Liga

La Liga vjen sot me katër ndeshje shumë interesante, atje ku në fushë do të zbresin edhe dy skuadrat e mëdha, Barcelona dhe Real Madrid.

Madrilenët do të përballen me Las Palmas në transfertë dhe në këtë takim vijnë pas një fitore dramatike ndaj Almerias.

Në anën tjetër, Barcelona do të ketë punë Villarrealin, me mysafirët që tradicionalisht kanë qenë një skuadër e vështirë për katalunasit.

Krejt në fund, nga ora 21:00, Mallorca do të luajë ndaj Real Betis, me sulmuesin Vedat Muriqi që pritet të kthehet si titullar pas një lëndimi që e la jashtë fushave të blerta.

Related Articles