Ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League në mes të Real Madrid dhe Chelsea ka përfunduar me rezultat të barabartë, duke lënë të hapur cdo mundësi sa i përket kualifikimit për finalen e madhe të Stambollit 2021.
Skuadra mysafire, që në minutën 12’ e ka befasuar atë të Zinedin Zidan, me golin e shënuar nga Christian Pulisic, duke e vënë në sprovë skajshmërisht Realin. Por ka qenë Karin Benzema, lojtari i mbretërve madrilen që ka sjellë freskinë në “fytyrat e ndrysura” të skuadrës dhe Shtabit Teknik, duke barazuar shifrat (1:1), për të kthyer shpresat për epilog të favorshëm në fund të takimit. Por skuadra Londineze e administroi me sukses lojën deri në fund, për të nxjerrë një barazim të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit pas dy javësh.
Të mërkurën zhvillohet edhe një takim tejet interesant gjysmëfinal në Champions League. Ai mes Paris Sent Germain dhe Manchester City, i cili pritet me interesim të shtuar, marrë parasysh edhe faktin se fituesi nga ai takim, mbase është favorit në letër, bazuar në kualitetet në skuaadër, për të fituar trofeun titullin e kampionit.