Real Madrid i vendos ultimatum PSG-së për Mbappe

Real Madrid i vendos ultimatum PSG-së për Mbappe

Gjiganti spanjoll ka kërcënuar se mund të largohet nga bisedimet për Kylian Mbappe.


Real Madridi e ka paralajmëruar skuadrën franceze Paris Saint-Germain që kanë afat deri ditën e diele për ta pranuar ofertën që kanë bërë për Kylian Mbappe, raporton “Le Parisien”.

Spekulohet se gjiganti spanjoll do të largohet nga bisedimet me krerët e PSG nëse të dy palët nuk arrijnë marrëveshje deri në mbrëmjen e së dielës, përcjell KP.

Real Madridi është duke ofruar një shumë prej 190 milionë eurosh për yllin francez, dhe tanimë e kanë bërë të qartë që kjo është oferta e tyre e fundit dhe nuk do të jetë më e lartë.

Dëshira e vetme e Kylian Mbappes është që t’i bashkohet Real Madridit dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe krerët e skuadrës së Paris Saint-Germain.

Related Articles