Sot luhen dy ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Arsenali do të presë Bayernin nga ora 21:00, ndërsa Reali në të njëjtën kohë do të presë Manchester Cityn në Madrid. Ky do të jetë sezoni i tretë radhazi në të cilin këto dy klube përplasen në fazën eliminatore të kompeticionit.
Krahas çështjeve që kanë të bëjnë me vetë fushën, para ndeshjes Reali mendon edhe për atmosferën, ndaj kanë dërguar një kërkesë të veçantë në UEFA.
Madridi dëshiron ta luajë ndeshjen nën një çati të mbyllur, që është një opsion që u është ofruar që nga rinovimi i Santiago Bernabeu vitin e kaluar. Supozohet se UEFA do ta miratojë sepse Klubi Mbretëror ka luajtur tashmë nën një çati të mbyllur në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Në Madrid shpresojnë të krijojnë një atmosferë edhe më të zjarrtë me ndihmën e një çatie të mbyllur dhe 80 mijë tifozëve.