Real Madridi ka arritur të fitojë 2-1 ndaj Sevillës në kuadër të javës së 15-të në La Liga.
Pas vetëm 12 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Rafa Mir, që u asistua nga Marcos Acuna. Por, Los Blancos i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Karim Benzemas (32’), falë një gabimi të Bonos.
Militao Shot ???? Benzema Goal ????#RealMadridSevillaFC pic.twitter.com/6sxaM1ZNC5— ѕαмєєη8кяσσѕ (@SameenluvMadrid) November 28, 2021
Vendasit kishin mundësinë që të përmbysnin rezultatin në minutën e 45-të, por Marco Asensio shpërdoroi një rast perfekt.
Në 45 minutat e dytë, madrilenët ishin më kërkues, duke arritur që të shënonin edhe golin e fitores.
2⃣ ¡A por la segunda parte!
▶️ @realmadrid 1-1 @SevillaFC
???? ???????????????????????? ???? ???????????????????????? en @TwitchES: https://t.co/jf8ST3gscK
???? https://t.co/nOHZ6nVGvT#RealMadridSevillaFC pic.twitter.com/9ociZvq7TO— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 28, 2021
Një mundësi të shkëlqyer e shpërdoroi edhe David Alaba që në minutën e 83-të nuk arriti të mposhte portierin në një distancë të afërt.
Por, në minutën e 87-të, Casemiro asistoi për Vinicius Junior, që realizoi për 2-1, duke i fituar skuadrës së tij tre pikë të mëdha.
VINÍCIUS JÚNIOR WINS IT FOR REAL MADRID IN THE LAST MINUTES WITH A WORLD CLASS GOAL ????????????????????????????????????pic.twitter.com/uoPpBTAbGm— ً (@ViniXtra) November 28, 2021
Pas javës së 15-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 33 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Atletico Madridi
Në xhiron e 16-të, skuadra që drejtohet nga Carlo Ancelotti do të ketë punë me Athletic Blbaon.