Real Madridi merr vetëm barazim në shtëpi ndaj Osasunas

Real Madridi merr vetëm barazim në shtëpi ndaj Osasunas

Real Madridi ka barazuar në shtëpi me Osasunan (0-0) në kuadër të javës së 10-të në La Liga.

Takimi i Real Madridit me Osasunan nuk doli ashtu siç ishte menduar nga mbretërit. Pjesa e parë kishte vetëm dy raste të rëndësishme, kur Vinicius Junior dhe Eduardo Camvinga rrezikuan, por nuk arritën të shënonin.

Në pjesën e dytë Real Madridi shtoi forcat në sulm, duke tentuar nga çdo pozitë. Në minutën e 62-të, mbretërit ishin pranë golit, por që nuk arritën të shënonin,pasi gjuajtja e Karim Benzema u ndal në shtyllë. Deri në fund skuadrat nuk arritën të gjenin rrjetën dhe u desh të pajtohen me nga një pikë.

Edhe pas barazimit Real Madridi mbetet lider me 21 pikë, aq sa kanë edhe tri skuadra të tjera.

Related Articles