Barcelona ka krijuar një mesfushë të ëndrrave për të ardhmen me treshen Pedri, Frenkie de Jong e Gavi.
Por për dy të parët katalunasit nuk kanë frikë për largim pasi kanë kontrata afatgjate, rreziku qëndron që ta humbasin Gavin.
Talenti i madh spanjoll ka shkëlqyer dhe llogaritet si njëri nga mesfushorët më të talentuar në botë.
17-vjeçari ka kontratë me katalunasit deri në verën e vitit 2023 dhe ende nuk ka asgjë të re sa i përket rinovimit të tij.
Gazeta spanjolle Marca ka raportuar se agjenti i lojtarit, Ivan de la Pena është parë javën e kaluar në zyrat e Los Blancos.
Gavi pëlqehet nga Realidhe ky klub synon që t’ia rrëmbejë Barcelonës mesfushorin duke i ofruar pagë më të mirë.
Vet lojtari është pro një rinovimi të kontratës, por dëshiron që të ketë pagë vjetore prej rreth shtatë milionë euro në sezon.
Gjithsesi Barcelona duhet të shpejtojë për ta blinduar yllin e skuadrës, pasi përveç Realit edhe skuadra të tjera si Bayern Munich, Chelsea, Liverpool e Manchester United janë vënë pas tij. /Gazeta Enigma/