Reali kërkon kthimin e Theo Hernandezit

Reali kërkon kthimin e Theo Hernandezit

Mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez, ka gjasa të mëdha të rikthehet te skuadra e Real Madridit. “Marca” ka raportuar të mërkurën se Reali ka bërë gati ofertën për transferimin e francezit në fund të këtij sezoni.

Për kartonin e tij Reali do të ofrojë 60 milionë euro. Theo është pjesë e Milanit dhe njëri prej lojtarëve kryesorë në ekipin italian.

25-vjeçari u transferua në Itali në vitin 2019 nga Reali, ndërsa me skuadrën e Milanit ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Këtë sezon Theo ka dy gola e katër asistime në 22 paraqitje për ekipin nga Serie A në të gjitha garat.

Related Articles