Reali vendos përfundimisht për huazimin e Hazardit

Reali vendos përfundimisht për huazimin e Hazardit

Real Madridi raportohet se ka vendosur për huazimin e Eden Hazardit.

“AS” ka raportuar se klubi nga Madridi është duke kërkuar që ta huazojë belgun gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetës spanjolle, Real Madridi dëshiron që Hazard të huazohet diku dhe të luajë më shumë, në mënyrë që ta shesë atë me një çmim sa më të lartë në vitin e ardhshëm.

31-vjeçari u transferua në “Santiago Bernabeu” në vitin 2019 nga Chelsea për 115 milionë euro.

Hazard ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri më 30 qershor 2024.

Related Articles