Policia e Kosovës ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është plotësisht e gatshme për implementimin e vendimit të qeverisë së Kosovës që vendos reciprocitet për çështjen e dokumenteve të udhëtimit.
Kjo është bërë me anë të një komunikate për media të policisë së Kosovës, të cilët gjithashtu kanë treguar edhe mënyrat se si do të bëhet pajisja me dokumente të udhëtimit.
Ky lajm ka bërë bujë të madhe në mediat serbe, të cilat nuk e kanë pritur aspak mirë.
Media të njohura në Serbi si “Blic.rs” e “B92” kanë raportuar lidhur me këtë çështje, duke “u habitur” me vendimin e qeverisë së Kosovës.